Ndërtesa e Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, në shënjestër të 'sulmit izraelit'

Ndërtesa e Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, në shënjestër të 'sulmit izraelit'

19:00, 03/03/2026

Një ndërtesë e lidhur me Asamblenë e Ekspertëve të Iranit, e cila ka ndikim në këtë vend, u shënjestrua të martën nga  një “sulm izraelit”, sipas raportimeve të mediave iraniane dhe izraelite.

Televizioni iranian Press TV tha se ndërtesa e vjetër e Asamblesë së Ekspertëve në Qom, u shënjestrua nga sulmet ajrore SHBA-Izrael.

 

 

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit raportoi se ndërtesa e sulmuar në Qom ishte një strukturë e vjetër ndihmëse, që nuk përdorej për takime zyrtare.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha transmetuesit publik të Izraelit KAN se ushtria sulmoi Këshillin e Ekspertëve të Iranit, "ndërsa ata po mblidheshin për të zgjedhur një udhëheqës të ri suprem".

Nuk është raportuar ende për viktima.

Asambleja e Ekspertëve, një organ me ndikim i juristëve dhe klerikëve, është ngarkuar me detyrën e përzgjedhjes së autoritetit më të lartë politik dhe fetar të Iranit.

Irani konfirmoi të dielën vdekjen e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe disa zyrtarëve të lartë në sulmet izraelite dhe amerikane ndaj vendit.

Tensionet u përshkallëzuan në të gjithë rajonin, kur SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë gati 800 njerëz.

Teherani është përgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe vendet e Gjirit, të cilat janë shtëpia e aseteve amerikane./ AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco