Trump: Shfrytëzuam 'shansin e fundit' për të goditur Iranin

Trump: Shfrytëzuam 'shansin e fundit' për të goditur Iranin

23:59, 02/03/2026

Trump thotë se SHBA-të shfrytëzuan 'shansin e fundit më të mirë' për të goditur Iranin, ndërsa Teherani bën një kërcënim të ri për anijet e Gjirit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump thotë se mori vendimin për të nisur një luftë kundër Iranit sepse ishte "shansi i fundit dhe më i mirë" për të ndaluar regjimin iranian.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga sulmi ndaj Iranit, presidenti tha se SHBA-të po vazhdojnë të kryejnë "operacione luftarake në shkallë të gjerë" - më shumë se 1,250 objektiva janë goditur tashmë. SHBA-të dhe Izraeli goditën Iranin të shtunën, duke vrarë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Ushtria izraelite që atëherë ka nisur sulme të reja në Teheran.

Izraeli ka nisur gjithashtu sulme të shumta ndaj atyre që i quajti objektiva të Hezbollahut në Liban, duke paralajmëruar se operacionet ushtarake nuk do të përfundojnë derisa kërcënimi të "hiqet" plotësisht.

Zyrtarët e shëndetësisë në Liban thonë se sulmet izraelite kanë vrarë 52 persona , ndërsa qindra banorë të Bejrutit janë detyruar të evakuohen në strehimore si pasojë e bombardimeve.

Një zyrtar iranian ka paralajmëruar se vendido t'i "vërë flakën" çdo anijeje që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit - një rrugë e rëndësishme për naftën dhe gazin.

Kryeministri Keir Starmer tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të mos u bashkuar me sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit ishte "i qëllimshëm", duke shtuar se qeveria e tij "nuk beson në ndryshimin e regjimit nga qielli".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco