“Ali Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur,” shkroi presidenti Trump në Truth Social.
Trump tha se kjo përbën “drejtësi jo vetëm për popullin e Iranit, por edhe për amerikanët dhe qytetarët e shumë vendeve të tjera që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe grupi i tij”.
Ai deklaroi se Khamenei “nuk arriti t’i shmangej inteligjencës dhe sistemeve shumë të sofistikuara të gjurmimit”, duke shtuar se në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin, liderët iranianë të vrarë “nuk kishin asgjë që mund të bënin”.
Sipas Trump, kjo është “mundësia më e madhe për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij”. Ai shtoi se po qarkullojnë informacione se shumë pjesëtarë të Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), ushtrisë dhe forcave të tjera të sigurisë nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet.
“Siç thashë mbrëmë, ‘Tani mund të kenë imunitet, më vonë do të kenë vetëm vdekje!’”, citohet të ketë thënë ai.
Trump shprehu shpresën që IRGC dhe policia të bashkohen në mënyrë paqësore me “patriotët iranianë” për të rikthyer vendin “në madhështinë që meriton”. Ai paralajmëroi se bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë pa ndërprerje gjatë javës, ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin e “paqes në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën”.
Duke folur me NBC News përmes telefonit, ai tha se operacioni i SHBA-së në Iran ka “tashmë qenë një sukses.”

© SYRI.net