Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka shumë të ngjarë të mbahet në fillim të marsit në Abu Dhabi.
Duke folur pasi një delegacion ukrainas, i udhëhequr nga kryenegociatori i Kievit, Rustem Umerov, u takua me një delegacion amerikan në Gjenevë, Zelensky tha se kishte "gatishmëri më të madhe për formatin e ardhshëm trepalësh".
“Ne duhet të finalizojmë gjithçka që është arritur në aspektin e garancive reale të sigurisë dhe të përgatitemi për një takim në nivel udhëheqësish, sepse vetëm udhëheqësit mund të marrin vendime për çështje kyçe”, tha Zelensky në një video-adresim.Umerov u takua sot në Kiev me Steve Witkoff dhe Jared Kushner për t'u përgatitur për takimin e radhës me negociatorët rusë.
"Po punojmë për finalizimin e parametrave të sigurisë, vendimeve ekonomike dhe qëndrimeve të dakorduara që duhet të formojnë bazën për marrëveshje të mëtejshme. Qëllimi është që takimi i ardhshëm trepalësh me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë të jetë sa më substancial të jetë e mundur", tha Umerov.
I dërguari special i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriyev, u takua gjithashtu me Witthoff dhe Kouchner sot në Gjenevë, por nuk deshi të bënte ndonjë deklaratë pas bisedës.
© SYRI.net