Përshkallëzohet dhuna në Meksikë pas vrasjes së bosit të drogës 'El Mencho', 26 të vdekur dhe dhjetëra të arrestuar

Përshkallëzohet dhuna në Meksikë pas vrasjes së bosit të drogës 'El Mencho', 26 të vdekur dhe dhjetëra të arrestuar

07:51, 23/02/2026

Dhuna në Meksika nuk po ndalet pas vrasjes së bosit të drogës, i njohur si “El Mencho”.

Sipas autoriteteve, bilanci paraprak flet për të paktën 26 viktima të konfirmuara, mes tyre civilë dhe anëtarë të forcave të rendit.

Nga ana tjetër, autoritetet raportojnë tetë viktima në radhët e grupeve kriminale.

Forcat e rendit kanë arrestuar gjithashtu 27 persona, 11 prej tyre të dyshuar për përfshirje direkte në aktet e dhunës dhe 14 të tjerë për grabitje ndaj bizneseve dhe institucioneve bankare.

Përplasjet janë përqendruar kryesisht në zonat perëndimore të vendit. Automjete të djegura kanë bllokuar rrugët në Jalisco dhe në shtete të tjera, ndërsa qeveria meksikane ka denoncuar ngritjen e barrikadave nga kartelet e drogës për të penguar operacionet ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco