Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Marko Rubio e nis fjalën duke folur për aleancën historike mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës, si dhe për mënyrën se si, pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, u krijua ideja e një bote pa kufij.
Por ai thotë se kjo ishte një iluzion i rrezikshëm dhe një “ide e marrë”, që injoronte si natyrën njerëzore ashtu edhe historinë.
Kjo, shton ai, “na ka kushtuar shtrenjtë”.
Më tej ai tha se "SHBA dhe Europa i përkasin njëra-tjetrës”, teksa nënvizoi ngjashmëritë dhe lidhjet e thella historike mes tyre.
“Fati i Evropës nuk do të jetë kurrë i parëndësishëm për ne”, shton ai.
© SYRI.net