Një video e rrallë që tregon për herë të parë imazhe të një fisi të izoluar të Amazonës u prezantua nga ambientalisti amerikan Paul Rosoli duke folur në një podcast. Sipas Rosolit, i cili ka kaluar dy dekada duke punuar në Amazonë, ky moment ishte një nga përvojat më intensive të jetës së tij.
Sipas tij, deri më tani, videot e fiseve që nuk kanë pasur kontakt me botën e jashtme kanë qenë të paqarta, zakonisht të bëra nga larg, ndërsa këto janë regjistruar nga një distancë e shkurtër me pamje të qarta.
Në video, fisi shfaqet në një plazh përmes një reje të mirëfilltë fluturash. Ata lëvizin me kujdes, duke i vëzhguar të huajt ndërsa përpiqen të analizojnë kërcënimin e mundshëm.
NEW: Never-before-seen footage of an uncontacted Amazonian tribe has been released by author Paul Rosolie on Lex Fridman's show.
— Collin Rugg (@CollinRugg) January 16, 2026
The tribe was seen lowering their weapons before they were given a canoe of food.
Rosolie is a conservationist who has reportedly spent two decades… pic.twitter.com/a0WF9O2Pof
© SYRI.net