Putin thyen heshtjen për bisedën me Donald Trump

Putin thyen heshtjen për bisedën me Donald Trump

16:58, 19/02/2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se është gati t’u kthehet negociatave për Ukrainën, duke shtuar se ky është një prioritet për Rusinë.

Agjencitë Interfax dhe Tass e citojnë Putinin të ketë vlerësuar bisedimet SHBA-Rusi që kanë nisur të martën në Arabinë Saudite, duke deklaruar se qëllimi i tyre ishte të rrisnin besimin midis dy vendeve.

Putini po ashtu ka thënë se homologu i tij amerikan, Donald Trump, i ka thënë gjatë bisedës telefonike, se Ukraina do të jetë po ashtu pjesë e bisedimeve.

Presidenti rus ka shprehur gatishmërinë e tij që të takohet me Trumpin, por ka thënë se kjo kërkon përgatitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco