10 persona kanë vdekur në lindje të Shteteve të Bashkuara për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë gjatë fundjavës. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se nëntë persona kishin vdekur në shtetin e tij pasi ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Përafërsisht 1000 njerëz të bllokuar nga përmbytjet u shpëtuan.
Flooding in Kentucky and West Virginia has been brutal….
— FoxyFarmer🦊🇺🇸 (@GardensR4Health) February 16, 2025
I just got word my friend’s farm got washed out…..but I’ve also been informed FEMA has landed….
Not Biden’s FEMA, Trump’s FEMA ❤️. Big difference folks…..pray 🙏 pic.twitter.com/nNM17LfjDE
Në Gjeorgji, një burrë dha frymën e fundit teksa ishte shtrirë në shtratin e tij pasi u shtyp nga një pemë e shkulur. Reshje të mëdha shiu ranë në Kentaki, Xhorxhia, Alabama, Misisipi, Tenesi, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore dhe Karolina e Veriut. Këto shtete u goditën nga Uragani Helen shtatorin e kaluar.
Mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa në Kentaki, shirat e dendur shkaktuan ngritjen e nivelit të lumenjve dhe fundosjen e makinave. Midis njerëzve që vdiqën në Kentaki ishin një nënë dhe fëmija i saj shtatë vjeçar dhe një burrë 73 vjeçar.
Donald Trump autorizoi Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema) për të koordinuar përpjekjet për riparimin e dëmit. Christy Noem, kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), i cili mbikëqyr FEMA, tha se ajo ka qenë në kontakt me guvernatorët e shteteve të prekura.
BREAKING 💦💦💦💦💦💦
— Greta_USA (@DEI_Greta) February 16, 2025
Flooding leads to levee failure in Tennessee, 8 deaths in Kentucky with high-water rescues continuing🛟
Rescues are still ongoing throughout Kentucky and Tennessee 🛶 pic.twitter.com/CEcHwDpEJu
© SYRI.net