Samiti i Parisit/ Scholz: BE – SHBA, nuk duhet të ndahen për planin e Ukrainës!

Samiti i Parisit/ Scholz: BE – SHBA, nuk duhet të ndahen për planin e Ukrainës!

20:03, 17/02/2025

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli se si Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, dhe të sigurojë Kievin se mund të mbështetet në Evropë.

“Ne mirëpresim që ka bisedime për një marrëveshje paqeje, por për ne është e qartë se kjo nuk mund të jetë një diktat,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se Ukraina duhet të lejohet të mbrohet, të vazhdojë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të ketë ushtrinë e saj të fortë. Ai tha se këto çështje nuk janë për negociata.

Scholz iu kthye gjithashtu idesë së reformimit të rregullave fiskale të BE-së, duke sugjeruar që çdo shpenzim mbi 2% e PBB-së për mbrojtjen, duhet të përjashtohet nga kufizimet ekzistuese.

Ai thotë se nevojiten burime të reja financimi, në mënyrë që mbështetja e mëtejshme për Ukrainën të mos vijë përmes shkurtimeve të buxheteve të brendshme dhe shërbimeve publike.

Kancelarit gjerman u pyet edhe një herë mbi idenë e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse, ndërsa përsërit linjën e mëparshme se diskutime të tilla janë të parakohshme.

Ai thotë se është i irrituar nga sugjerime të tilla, pasi ato janë spekulative dhe paraprijnë çdo bisedë paqeje, duke i hedhur poshtë si "shumë të papërshtatshme".

Scholz thotë gjithashtu se nuk mund të ketë përçarje midis Evropës dhe SHBA-së për sigurinë, pasi ai thekson rëndësinë e aleancës së NATO-s./ The Guardian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco