‘Italia nuk duhet të komentojë luftën në Ukrainë pasi është vendi ku lindi fashizmi’, thotë Kremlini

‘Italia nuk duhet të komentojë luftën në Ukrainë pasi është vendi ku lindi fashizmi’, thotë Kremlini

19:50, 17/02/2025

Ministrja e Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar pas deklaratave të presidentit italian Sergio Mattarella, për agresionet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Matarella ka shprehu më parë se Rusia ka pasur si synim krijimin e ‘Rajhut të Tretë’.

‘Rajhu i Tretë’ nga gjermanishtja do të thotë perandoria e tretë.

Zakharova tha se qeveritarët italianë nuk duhet të flasin për këtë gjë për arsye se në Itali ka lindur Fashizmi, dhe sipas saj, ata kanë vrarë me mijëra ushtarë rusë në mbështetje të trupave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Për fat të keq, Italia është vendi ku lindi fashizmi kush e di se sa ushtarë italianë vranë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë në territorin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore nën banderola dhe slogane naziste paralele historike skandaloze dhe haptazi false midis Federatës Ruse dhe Gjermanisë naziste”, tha Zakharova. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco