Ministria izraelite e Mbrojtjes tha të dielën, se një ngarkesë me bomba të rënda të prodhuara nga SHBA, të mbajtura nga ish-administrata e Joe Biden, mbërriti në Izrael.
Një deklaratë e ministrisë tha se një anije që mbante municione MK-84 2000 paund u ankorua në portin Ashdod dhe u shkarkua në dhjetëra kamionë, për t’u dërguar në bazat ajrore izraelite.
Dërgesa u mbajt nga administrata Biden majin e kaluar, pas ofensivës tokësore të Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
“Dresa e municioneve që mbërriti në Izrael sonte, e lëshuar nga administrata Trump, përfaqëson një pasuri të rëndësishme për Forcën Ajrore dhe IDF (ushtrinë) dhe shërben si dëshmi e mëtejshme e aleancës së fortë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.
“Falënderoj Presidentin Donald Trump dhe administratën amerikane për mbështetjen e palëkundur ndaj shtetit të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar sigurinë tonë”, shtoi ai.
Sipas ministrisë, mbi 76,000 tonë pajisje ushtarake kanë mbërritur në Izrael me 678 avionë transporti dhe 129 anije, shumica dërrmuese nga SHBA, që nga fillimi i luftës së Gazës më 7 tetor 2023.
MK-84 është një bombë e padrejtuar, me eksploziv të lartë që peshon afërsisht një ton. Është projektuar për të shkatërruar struktura të mëdha dhe për të shkaktuar dëme massive, në një rreze të gjerë.
Këto bomba të rënda kishin qenë të lidhura me bombardimin e Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza, i cili vrau më shumë se 470 njerëz në tetor 2023.
Një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila ka vrarë më shumë se 48,200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha./ AA.
© SYRI.net