Donald Trump ka varur një foto të arrestimit të tij vetëm disa metra larg Zyrës Ovale në një kornizë të artë.
Fotoi tregon Trump-in, presidentin e parë amerikan të dënuar penalisht, duke parë drejt objektivit me vetulla të ngritura. Fotoja u mor kur Trump iu dorëzua autoriteteve në Xhorxhia për akuzat e përfshirjes në një konspiracion kriminal.
Fotografia, që ishte në faqen e parë të gazetës New York Post në gusht të vitit 2023, është vendosur në mur pranë derës verilindore të Zyrës Ovale, një hapësirë që zakonisht përdoret nga sekretarja e presidentit.
Presidentët amerikanë zakonisht zbukurojnë Zyrën Ovale me foto të pararendësve të tyre, për të dhënë një mesazh për prioritetet e administratës së tyre.
Trump nuk bën përjashtim, duke varur foto të figurave si Andrew Jackson dhe Ronald Reagan. Megjithatë, është e pazakontë që një president të vendosë një imazh të vetin në një vend kaq të dukshëm.
Presidenti amerikan ka shprehur publikisht admirimin për foton e tij të arrestimit, i cili u realizua në kontenë e Fultonit të Xhorxhias kur ai iu dorëzua autoriteteve pas akuzave për drejtimin e një konspiracioni për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
"Fotoja e arrestimit është më e mira e të gjitha kohërave, ka mposhtur Elvis Presley-n dhe Frank Sinatra-n me diferencë të madhe," tha Trump gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar.
West Wing mugshot is peak Trump https://t.co/I0rlWsQ4rk pic.twitter.com/q6o7W5dcKV
"Kjo është fotoja policore numër një në histori. Është një gjë e mahnitshme. Që kur ndodhi, mbështetja nga komuniteti afro-amerikan dhe hispanik ka arritur majat."
Fotoja është adoptuar si një simbol rezistence midis mbështetësve të Trump-it, pasi u realizua në një kohë kur ndikimi i tij në partinë Republikane dukej se po dobësohej dhe ai po përballej me një sërë akuzash kriminale.
Që atëherë, fotoja është përdorur në filxhanë, bluza dhe produkte të tjera për të mbledhur fonde për fushatën e tij presidenciale.
HAPPY VALENTINE’S DAY!
WELCOME TO THE BEAUTIFUL OVAL OFFICE @WHITEHOUSE❤️… pic.twitter.com/XGrW3Uu9H0
Disa komentues kanë argumentuar se rastet kriminale në fakt kanë ndihmuar Trump-in, duke unifikuar bazën republikane rreth tij ndërsa ai përballej me sfidën për nominimin nga rivalë më të rinj.
Fani Willis, prokurorja e qarkut të Fultonit që udhëhoqi çështjen kundër Trump-it, u skualifikua nga ndjekja penale ndaj tij në dhjetor për shkak të marrëdhënies së saj me Nathan Wade, zëvendësin e saj. Çështja aktualisht është pezulluar, por nuk është e qartë nëse gjykatat do të lejojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë. /washingtonexaminer.com/
© SYRI.net