Një djalosh me emrin Lorenzo ka ndërruar jetë sot, teksa ditë më parë ai ishte takuar me Kylian Mbappe
Lorenzo, ishte takuar me Mbappe, pasi ylli i Realit kishte dërguar avionin e tij privat për ta marrë atë në Francë.
Dëshira e tij jetësore ishte që ta takonte Mbappen dhe pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit.
Kjo dëshirë e djaloshit të ri francez u plotësua, por vdekja e tij ka sjellë shumë pikëllim në Madrid dhe në Francë.
Mbappe u lavdërua për gjestin e tij dhe sot ai ka marrë letra ngushëllimi dhe dashamirësie nga shumë futbolldashës anembanë botës.
© SYRI.net