Vrasja e liderit të Hamasit! A ka mbaruar lufta në Gaza?

Vrasja e liderit të Hamasit! A ka mbaruar lufta në Gaza?

10:06, 18/10/2024

BILD

Lideri i Hamasit, Yahya Sinwar ka vdekur. Lajmin e konfirmoi të enjten në mbrëmje, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

Eliminimi i Sinwar është një "sukses i madh ushtarak dhe moral për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të keq të Islamit ekstrem të udhëhequr nga Irani".

Çfarë do të thotë kjo për Izraelin? A është fundi i luftës dhe terrorit të Hamasit në Gaza?

Vdekja e Sinwar mund të jetë "një mundësi për të bërë marrëveshjen tani dhe për t'i dhënë fund të gjithë historisë së Gazës", thotë eksperti i terrorizmit Peter R. Neumann nga King's College në Londër.

“Do të ishte gjithashtu një moment i mirë për Izraelin. Hamasi është mposhtur deri në masën që mund të mposhtet. Është e vështirë të imagjinohet diçka më shumë”.

Madje edhe politikanët e vijës së ashpër politike si Ministri i Policisë dhe Sigurisë ekstremiste të krahut të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, tani mund të binden që të bien dakord për një marrëveshje, thotë Neumann.

Një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit është duke u diskutuar vazhdimisht, dhe veçanërisht SHBA-të kanë qenë pro një zgjidhjeje të tillë. Megjithatë, ekspertët kohët e fundit e konsideruan një marrëveshje si të pamundur – por tani situata mund të ketë ndryshuar për shkak të vdekjes së Sinëar.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Katz, shkroi të enjten në mbrëmje: “Eliminimi i Sinwar krijon mundësinë për të liruar menjëherë të rrëmbyerit dhe për të sjellë një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gaza - pa Hamasin dhe pa kontrollin iranian”.

Izraeli ka nevojë për "mbështetje dhe ndihmë për të arritur këto synime të rëndësishme së bashku".

Një zyrtar nga qarqet izraelite të sigurisë tha për BILD: "Lufta nuk ka përfunduar për sa kohë që pengjet vazhdojnë të jenë në duart e Hamasit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco