Katër arsye pse Harrisi po humbet

Katër arsye pse Harrisi po humbet

10:49, 14/10/2024

Nga Douglas Mackinnon

Kam folur me tre funksionarë demokratë në prapaskenë, të cilët besojnë se zëvendëspresidentes Kamala Harris po i ikën gara nga duart. Ata japin katër arsye kryesore.

E para është vetë Harrisi. Thjesht ajo nuk është kandidate fort e mirë. Asaj i mungon vetëbesimi dhe duket se është e tmerruar kur i bëjnë ndonjë pyetje politike për të cilën nuk ka bërë prova dhe nuk është përgatitur. Kjo nuk është befasi për ata që ndjekin politikën nga afër, por është një shqetësim i ri për një numër votuesish.

Kjo paqëndrueshmëri dhe pasiguri u shfaq fillimisht kur ajo ishte kandidatja e parë që dështoi në mënyrë të turpshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Tani, në një moment qartësie deja vu, votuesve, donatorëve kryesorë dhe ndërmjetësve demokratë të pushtetit po u kujtohen të njëjtat dështime në vitin 2024.

Arsyeja e dytë pse Harrisi po humbet është rekordi i administratës Biden-Harris. Kjo po e rëndon, po e fundos.

Harris e përkeqësoi ndjeshëm këtë problem kur dha një intervistë këtë javë në "The View" të ABC-së. Edhe pse qëllimi i kësaj interviste të butë ishte ta bënte atë të dukej mirë, Harrisi dështoi. Prezantuesja Sunny Hostin që mbështet Harris pyeti: "A do të kishit bërë ndonjë gjë ndryshe nga presidenti Biden gjatë katër viteve të fundit?"

Harrisi doli menjëherë nga shinat: "Nuk ka asgjë që më vjen në mendje," u përgjigj Harrisi. "Asgjë."

Ulërimat e tronditjes dhe zhgënjimit nga ekipi i fushatës së Harrisit, mediat kryesore dhe elitat demokrate pasi dëgjuan atë përgjigje duhet të kishin vendosur sizmometra në të gjithë zonën e Uashingtonin.

Nuk është për t'u habitur që ekipi Trump e ka dëgjuar këtë përgjigje herë pas here. Ata janë shumë të ngazëllyer që Harrisi i identifikua me dështimet e administratës Biden për pjesën tjetër të fushatës.

Së treti, arrijmë tek e njëjta çështje që përfundimisht i dha fund fushatës presidenciale të guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis: Është praktikisht e pamundur të kandidohet kundër një "kulti personaliteti", gjë që e bën Trump-in të suksesshëm.

Të pëlqen ose jo, e pranon ose jo, Trump ka atë karizmën eluzive, diçka nuk mund ta blesh, ta krijosh apo ta falsifikosh. O e ke o s'e ke. Kjo i dha atij presidencën në vitin 2016; e pamë të fitonte në 2020-ën, ndërkohë që fitoi numrin më të madh të votave popullore të të gjitha kohërave për një president në detyrë; dhe tani ka gjithnjë e më shumë votues që besojnë se ai do të korrë një fitore të konsiderueshme muajin e ardhshëm.

Harrisi, si DeSantisi në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, po marshon drejt e te dhëmbët e asaj fushate të "kultit të personalitetit" që nisi garën me dhjetëra miliona vota në xhep.

Së fundi, kemi çështjen që funksionarët demokratë me të cilët fola besojnë se është më shkatërruesi për Harrisin: Pyetja "A je më mirë tani sesa ishe katër vjet më parë?" Problemi për Harrisin është se potencialisht miliona amerikanë brenda zonave kryesore të demokratëve, jo vetëm që besojnë se ishin më mirë katër vjet më parë, por mendojnë se ata dhe familjet e tyre po shtypen tani nga politikat dhe dështimet e Biden-Harris.

Sipas këtij skenari, çfarë është një demokrat pragmatik e realist me njëfarë aftësie për të lëvizur gjilpërën? Për disa, është të përgatiten për humbjen e Harrisit, të rigrupohen e të fillojnë me përgatitjet për fushatën presidenciale demokrate të vitit 2028.

Ata me të cilët kam folur gjithashtu kanë frikë se Harris dhe partia në përgjithësi kanë devijuar shumë majtas, për të qetësuar krahun e majtë të ekstremit brenda partisë. Ata kanë frikë se kjo jo vetëm që po kontribuon në humbjen e parashikuar të Harris, por po dëmton kandidatët demokratë në të gjithë bordin.

Nëse muaji i ardhshëm do të shkojë siç besoj unë, në vitin 2028, zëvendëspresidenti JD Vance do të jetë kandidati kryesor për nominimin e Partisë Republikane. A do ta sfidojë ish-guvernatori Ron DeSantis? Me shumë gjasa. Por ata me të cilët flas besojnë se stoli i republikanëve është i madh e i fuqishëm, pavarësisht nga kandidati.

Ata besojnë se demokratët do të duhet të zgjedhin një kandidat më të qendrës në vitin 2028 nëse shpresojnë të konkurrojnë për Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, për ta bërë këtë realitet, ata gjithashtu do të duhet të gjejnë guximin dhe forcën për t'u ngritur kundër krahut të majtë ekstrem të zëshëm dhe shumë aktiv të partisë së tyre.

Një pjesë e madhe e kësaj do të vihet në fokus pas më shumë se tri javësh. /The Hill – Syri.net

/Douglas MacKinnon është një ish-funksionar i Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit./

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco