Forcat e armatosura izraelite të IDF në jug të Libanit zbuluan dhjetëra depo me armë të fshehura në shtëpitë e civilëve, njoftoi sot ushtria izraelite.
Armët u zbuluan nga anëtarët e ekipit luftarak të Brigadës së 8-të dhe njësia elitare antiterroriste LOTAR që vepron në Libanin jugor, tha IDF, raportoi “Times of Israel”.
Pamjet e publikuara nga ushtria tregojnë magazina me predha mortajash, mina, kallashnikov, karikatorë dhe jelek antiplumb.
IDF tha se u gjetën gjithashtu raketa antitank Kornet dhe se këto armë ishin të destinuara për forcat elitare Radwan të lëvizjes libaneze Hezbollah që po përgatiten të pushtojnë Izraelin verior.
© SYRI.net