Vladimir Putin po kërcënon Perëndimin të kufizojë eksportet e metaleve të rralla ruse. Cila është rëndësia e këtyre metaleve për BE e SHBA dhe sa e madhe është varësia prej tyre?
Presidenti rus, Putin po kërcënon të kufizojë eksportet e lëndëve të para të rëndësishme si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore. Kjo do të ishte e dhimbshme për SHBA-në dhe BE-në, sepse këto shtete janë pjesërisht të varura nga Rusia. “Furnizimi me një numër mallrash te ne po kufizohet, dhe ndoshta ne duhet të mendojmë për kufizime të caktuara, për shembull me uranium, titan dhe nikel”, tha presidenti rus Vladimir Putin në mesin e shtatorit dhe udhëzoi qeverinë të shqyrtojë kufizimet e eksportit.
Në vitin 2022, Kremlini u përpoq të ushtronte presion mbi Evropën për dërgesat e gazit. Qëllimi ishte të minonte ndihmën perëndimore për Ukrainën, e cila i reziston luftës agresiore të Rusisë. Kërcënimet e reja nuk janë krejtësisht të parrezikshme, pasi SHBA dhe BE i importojnë lëndët e para të lartpërmendura në sasi të mëdha nga
Çfarë roli luan uraniumi rus?
Nuk është rastësi që Putini përmendi të parin uraniumin. Kompania shtetërore Rosatom zotëron mbi 40 për qind të tregut global të uraniumit të pasuruar për termocentralet bërthamore. Askush tjetër nuk ofron uranium të tillë me cilësi të lartë dhe me pasurim të ulët për reaktorët e gjeneratës së re. Kompania amerikane Centrus Energy ishte e para që filloi pasurimin e uraniumit vetë në fund të vitit të kaluar, por vëllimet e prodhimit do të mbeten modeste për një kohë të gjatë. Biznesi kryesor i Centrus Energy është furnizimi me uranium të pasuruar, të cilin e merr nga Rosatom.
Në tregun amerikan Rosatom zotëron më shumë se 20 përqind, në BE rreth 30 përqind. Si blerësi më i madh i uraniumit të pasuruar nga Rusia, SHBA i sjell Rosatom gjysmën e xhiros së fitimit jashtë, rreth dy miliardë dollarë amerikanë në vit. Furnizimet me uranium të Rosatom në BE arrijnë në rreth 500 milionë dollarë amerikanë. Rosatom gjithashtu furnizon karburantin e gatshëm për termocentralet bërthamore të tipit sovjetik dhe rus si edhe ofron shërbime të ndryshme. Sipas informacioneve të saj, kompania nga shitjet globale nRusia,Bota,SHBA,BE,lëndët e para, metalet e rralla,uraniumi,nikeli,titani,varësia nga Rusia total prej 16.4 miliardë dollarë amerikanë mbi katër miliardë dollarë amerikanë i gjeneroi në vendet perëndimore në vitin 2023.
Mënjanohen sanksionet?Anulimi i biznesit do të ishte i dhimbshëm për të dyja palët. Deri vonë, Rosatom ishte një nga kompanitë e pakta ruse që nuk i nënshtroheshin sanksioneve perëndimore. Në të njëjtën kohë, megjithatë në Perëndim e kanë të qartë
se varësitë nga Rusia në drejtim të energjisë bërthamore duhet të reduktohen. Vetëm presidenti hungarez Viktor Orban e sheh ndryshe këtë.
Përveç Rosatom-it, uranium në sasi të mëdha pasurojnë edhe dy kompanitë evropiane Urenco dhe Orano. Të dyja po zgjerojnë kapacitetin e tyre për të rritur furnizimet në tregun e rëndësishëm amerikan. Nëse kjo do të ketë sukses, SHBA mund të heqë dorë nga dërgesat ruse në rreth pesë vjet dhe BE-ja pak më vonë, thotë Dmitry Gorchakov, ekspert bërthamor në organizatën ndërkombëtare mjedisore Bellona.
Kohët e fundit, kompanitë amerikane kanë importuar gjithnjë e më shumë uranium të pasuruar nga Kina. Ky është ndoshta uraniumi rus që rishitet, pasi dërgesat e Rusisë për partnerin e saj më të rëndësishëm tregtar Kinën janë rritur ndjeshëm që nga viti 2022. Kjo tregon se pavarësisht sanksioneve, lëndët e para ruse mund të arrijnë në tregun amerikan edhe nëpërmjet Kinës ose vendeve të tjera.
Si qëndron puna me prodhimin e titanit?
© SYRI.net