'Befason' Von der Leyen, zgjerimi i BE-së do jetë në dorë të Sllovenisë

'Befason' Von der Leyen, zgjerimi i BE-së do jetë në dorë të Sllovenisë

11:27, 17/09/2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar përbërjen e re të Kolegjit të Komisionerëve, që i bie qeveria e re e Bashkimit Evropian, e cila për momentin ka 27 vende anëtare.

Një ndër emërimet më të befasishme është personi që do të jetë në krye të zgjerimit të BE-së, e nominuara për këtë post është diplomatja nga Sllovenia, Marta Kos, njofton Klankosova.tv.

“Duhet tĂ« theksohet se Marta Kos ështĂ« propozuar nga qeveria sllovene si anĂ«tare e Kolegjit tĂ« KomisionerĂ«ve. Procedura e nominimit qĂ« pĂ«rfshin konsultim tĂ« parlamentit tĂ« SllovenisĂ«, pĂ«r njĂ« opinion jo obligativ Ă«shtĂ« duke vazhduar. Ajo (Kos), do tĂ« jetĂ« komisionere e zgjerimit po ashtu pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r fqinjĂ«sinĂ« lindore, dhe ajo do punojĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur UkrainĂ«n, dhe vazhdimin e punĂ«s nĂ« rindĂ«rtim dhe tĂ« mbĂ«shtes vendet kandidate qĂ« tĂ« bĂ«hen gati pĂ«r hyrjen e tyre (nĂ« Bashkim Evropian)”, tha kryetarja e KE-sĂ«, Von Der Leyen.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, është vetëm Republika e Kosovës, që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Aplikimi për këtë ishte bërë në dhjetor të 2022-ës, por Brukseli nuk ka bërë deri tani asnjë hap drejt dhëniës së këtij statusi.

Ndryshe, shefe e re e diplomacisë evropiane do të jetë Kaja Kallas, ish-kryeministre e Estonisë. Kallas, do ta zëvendësojë spanjollin, Josep Borrell, që mbajti këtë post nga viti 2019, njofton Klankosova.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco