Kreu i Organizatës Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalın, u takua në Ankara me liderët e byrosë politike të Hamasit për të diskutuar zhvillimet e fundit në negociatat izraelito-palestineze për armëpushimin, raporton Anadolu.
Sipas burimeve të sigurisë, takimi u përqendrua në statusin aktual të negociatave të armëpushimit, si dhe çështje të tilla si shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve.
Burimet thanë se diskutimet u fokusuan gjithashtu në “hapat konkretë që mund të ndërmerren për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, ku po shpaloset një krizë humanitare”, si dhe lehtësimin e dërgimit të më shumë ndihmave humanitare në rajon.
Gjatë takimit u theksua “qasja konstruktive dhe pozitive” e Hamasit gjatë negociatave.
Megjithatë, u theksuar se shtimi i kushteve të reja nga Izraeli në marrëveshjen e armëpushimit, e cila mbështetet nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për të cilën është rënë dakord, po ndërlikon procesin e armëpushimit.
MIT ka mbajtur kontakte me palët dhe aktorët përkatës për arritjen e një armëpushimi që në fillim të procesit.
Burimet thane se Inteligjenca turke ka ndërmarrë “një rol të rëndësishëm në këtë proces, duke kryer përpjekje intensive diplomatike me aktorët kryesorë, duke përfshirë udhëheqësinë e lartë të Hamasit, Izraelit, Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së”.
Hezbollahu thotë se sulmoi një njësi ushtarake izraelite në Yiftah Elifleet
Në sulmet e Izraelit ndaj Gazës janë vrarë më shumë se 41.100 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 95.100 të tjerë janë plagosur.
© SYRI.net