Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti të enjten në Haiti për të riafirmuar angazhimin e qeverisë amerikane, ndaj një misioni shumëkombësh për të luftuar bandat në vendin e Karaibeve dhe për të nxitur zgjedhjet e përgjithshme të shumëpritura.
Rreth 400 forca policore keniane janë vendosur në Haiti për të udhëhequr një mission të mbështetur nga OKB për të shuar dhunën e bandave në kryeqytetin Haitian dhe më gjerë, por shqetësimet janë rritur se misionit i mungojnë fonde dhe pajisje të mjaftueshme.
Blinken mbërriti një ditë, pasi qeveria e Haitit zgjati gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Ajo ishte vendosur në fillim të vitit në kryeqytet dhe zonat përreth, në një përpjekje për të frenuar dhunën e vazhdueshme.
Blinken është planifikuar të takohet me kryeministrin Haitian Garry Conille dhe një këshill presidencial kalimtar prej nëntë anëtarësh, që u krijua pasi ish-kryeministri Ariel Henry dhe dorëheqjen. Ai planifikoi gjithashtu të takohej me drejtues të partive politike të paspecifikuara.
"Qëllimi ynë është të njohim përparimin pozitiv të bërë drejt përmirësimit të sigurisë dhe të inkurajojmë përpjekjet për të emëruar këshillin e përkohshëm zgjedhor, në mënyrë që Haiti të mund të shkojë drejt zgjedhjeve," u tha Nichols gazetarëve përpara udhëtimit.
Haiti mbajti zgjedhjet për herë të fundit më 2016 dhe zyrtarët, që atëherë kanë fajësuar dhunën e bandave dhe trazirat politike për pengimin e tyre nga mbajtja e zgjedhjeve të reja.
Dhuna u qetësua disi, përpara se kontigjenti i parë i policisë keniane të mbërrinte në fund të qershorit.
"Ne po shohim një rritje dramatike në patrullimet dhe operacionet e krijuara për të rivendosur sigurinë dhe ndjenjën e normalitetit në Haiti," tha Nichols.
Megjithatë, bandat vazhdojnë të sulmojnë komunitetet përreth kryeqytetit të Port-au-Prince.
Pas takimit me zyrtarët në Haiti, Blinken është planifikuar të fluturojë të enjten në mbrëmje për në Republikën Domenikane, e cila ndan ishullin e Hispaniola me Haitin.
Të premten, ai është planifikuar të takohet me presidentin dominikan Luis Abinader dhe zyrtarë të tjerë përpara se të kthehet në SHBA më vonë atë ditë.
Nichols tha se bisedimet me Abinader do të përqëndrohen në tre prioritete: forcimi i lidhjeve ekonomike, avancimi i vlerave duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të punës, si dhe promovimin e rritjes së sigurisë në rajon, veçanërisht në Haiti.
Abinader është vënë nën kritika vitet e fundit për trajtimin e administratës së tij ndaj emigrantëve nga Haiti dhe atyre të lindur në Republikën Domenikane nga prindër Haitian.
Ai gjithashtu ka mbyllur gjerësisht hapësirën ajrore me Haitin dhe po ndërton një mur midis dy kombeve./ AP.
© SYRI.net