'Unë dua ta bashkoj vendin'/ Trump: Nuk e futa Hillary Clinton në burg sepse do të dukej keq Amerika

'Unë dua ta bashkoj vendin'/ Trump: Nuk e futa Hillary Clinton në burg sepse do të dukej keq Amerika

15:51, 04/09/2024

Ish-Presidenti Donald Trump i tha shkencëtarit të kompjuterave dhe podkasterit Lex Fridman se ai nuk donte ta fuste "në burg" ish-zonjën e parë dhe ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, sepse do të ishte dukur "shumë keq" për Shtetet e Bashkuara. "Mendova se do të dukej e tmerrshme të burgosja gruan e presidentit", tha Trump. "Unë dua të bashkoj vendin."

"Nëse bëhesh sërish lider, do të kesh fuqi të jashtëzakonshme. Në psikologjinë tënde personale, ç'të bën kjo fuqi? A ka ndonjë kërcënim që të prishë mënyrën se si e sheh botën?" e pyeti Trump-in Fridmani gjatë episodit të së martës të Podcast-it Lex Fridman.

"Jo, nuk mendoj", u përgjigj Trump. "Unë kam qenë atje katër vjet. Mund ta kisha ndëshkuar Hillary Clinton-in. Mendova se dukej e tmerrshme që të burgosja gruan e presidentit. Ajo është me fat që nuk bëra asgjë", vazhdoi Trump. "Hillary është një grua me fat sepse kisha shumë njerëz që më shtynin ta bëja - ata donin të shihnin diçka."

Presidenti i 45-të shtoi se do të dukej shumë keq për vendin nëse do të burgoste një ish-zonjë të parë.

"Mendova se do të dukej shumë keq", tha Trump. "Mendoje pak, ke të bësh me gruan e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Sekretaren e Shtetit, apo jo? Ajo ishte të dyja. Por të futësh në burg gruan e presidentit?"

"E megjithatë, kur unë lashë detyrën, më nxorën tërë këto mashtrime", shtoi Trump. "Ata sajojnë mashtrime të pandershme, siç kanë bërë në të shkuarën me "Rusinë, Rusinë, Rusinë". Ky ishte një mashtrim. 51 agjenci apo agjentë të ndryshëm, ky ishte një mashtrim. Tërë kjo histori ishte një mashtrim."

Ish-presidenti shpjegoi më tej se dëshira e tij për të bashkuar vendin ishte një tjetër arsye që nuk donte të burgoste Hillary Clinton-in.

"Nuk doja ta fusja në burg dhe nuk e bëra", tha Trump. "Dhe ua shpjegova njerëzve. Më thanë: 'Burgose, burgose'. Ne fituam. Unë u thashë: 'Nuk duam ta fusim në burg. Ne duam ta bashkojmë vendin. Dua ta bashkoj vendin'".

"Nuk bashkohet vendit duke e futur atë grua në burg", pohoi Trump.

Demokratët, nga ana tjetër, nuk humbën kohë për t'i bërë Shtetet e Bashkuara të duken si një republikë bananesh të botës së tretë, sugjeroi Trump:

"Por kur lashë detyrën, ata më sulmuan", tha presidenti i 45-të. "Është e mahnitshme. Ata vuajnë nga sindroma masive e çrregullimit të Trump-it, TDS. Dhe nuk e di nëse është e shërueshme nga këndvështrimi i tyre."/Breitbart – Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco