Gjykimi i Dominique P., një pensionist francez 71-vjeçar, nisi të hënën në Avignon, ku u përball me akuzat për drogimin e vazhdueshëm të gruas së tij. I moshuari pagoi mbi 70 burra për ta përdhunuar atë mbi 90 herë gjatë një dekade. Ky rast tronditës ka shkaktuar zemërim të gjerë në të gjithë Francën.
Abuzimi, i cili zgjati gati një dekadë, doli në dritë vetëm në vitin 2020, duke zbuluar se burri 71-vjeçar, një ish-punonjës i EDF, e kishte droguar të shoqen dhe kishte lejuar burra të shumtë ta përdhunonin pa dijeninë e saj.
Tani, ndërsa gjykimi zhvillohet në Avignon, po zbulohet shkalla e tmerrit që ajo ka vuajtur, i dyshuari kryesor po përballet me drejtësinë për rolin e tij në këtë krim të tmerrshëm.
© SYRI.net