Macron bën thirrje për përmbajtje: Po punojmë për de-eskalim

Macron bën thirrje për përmbajtje: Po punojmë për de-eskalim

12:11, 14/04/2024

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka dënuar sulmin me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit, i cili thotë se kërcënon ta destabilizojë rajonin.

“Franca po punon për de-eskalim me partnerët e saj dhe bën thirrje për përmbajtje”, shkroi Macron në X.

Ministria e Jashtme franceze të premten këshilloi qytetarët francezë të mos udhëtojnë në Iran, Liban, Izrael dhe territoret palestineze.

Ushtria izraelite tha se Franca iu ndihmoi për t’iu përgjigjur sulmit iranian, duke bllokuar raketat dhe dronët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco