Aksidenti me 8 viktima/ Emigrantët ishin pakistanezë, dy të arrestuar

Aksidenti me 8 viktima/ Emigrantët ishin pakistanezë, dy të arrestuar

10:43, 03/04/2024

Hetimet për zbardhjen e dinamikës së tragjedisë së djeshme në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 emigrantë të huaj dhe shoferi shqiptar, kanë hyre në fazë të re.

Për llogari të policisë dhe prokurorisë Gjirokastër është arrestuar sot Agustin Gjeta 26 vjeç nga qyteti i Shkodrës dhe ndaluar Ramazan Dekovi, 23 vjeç, po nga Shkodra. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale 298/3 te Kodit Penal, për ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Ndërkaq, pas 10 orësh prej aktivizimit të grupit të kriminologeve dhe specialisteve mjeko-ligjore të mbërritur nga kryeqyteti, është zbuluar identiteti i 3 nga 8 viktimave të aksidentit te djeshëm, ndërkohë që për të tjerët ka qenë e pamundur të zbulohet identiteti i tyre.

Siç mësohet nga burime jozyrtare nga grupi hetimor, bëhet e ditur se mosha e viktimave që u gjetën ne bordin e shkatërruar te Mercedez-Benzit është poshtë 30 vjeç dhe të gjithë klandestinët kanë qenë pakistanezë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco