Universiteti i Karolinës së Veriut: Mbi 150 studentë të diagnostikuar me kancer pas ekspozimit toksik

Universiteti i Karolinës së Veriut: Mbi 150 studentë të diagnostikuar me kancer pas ekspozimit toksik

08:22, 03/04/2024

Më shumë se 150 studentë, staf dhe alumni raportohet se janë diagnostikuar me kancer  dhe sëmundje të tjera që lidhen me ndërtesën e universitetit në Karolinën e Veriut , siç raportohet nga gazeta britanike Daily Mail. Ekspertët dolën në përfundimin se dhomat e leksioneve dhe të mësimdhënies ishin bërë nga materiale kimike toksike . 

Raste të limfomës, kancerit të tiroides dhe kancerit të gjirit janë raportuar, ndër të tjera, në pacientë studentë të Poe Hall, një ndërtesë klase në Universitetin e Karolinës së Veriut (Shteti NC).

Ndërtesa e Universitetit u vendos në 'bllokim' në nëntor 2023 mes raporteve të ekspozimit të studentëve dhe stafit ndaj bifenileve të poliklorinuara (PCB).
Këto janë kimikate toksike që lidhen me kancerin , komenton Daily Mail.

Një hetim i kryer muajin e kaluar zbuloi se nivelet e këtyre substancave toksike (PCB) në pesë salla të Universitetit ishin 38 herë mbi kufirin e lejuar të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), thekson botimi britanik. 

Universiteti i Karolinës së Veriut tani po përballet me padi të ngritura nga të afërmit e disa prej 152 pacientëve që nuk janë më gjallë.

Sarah Gland u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Nënë e një fëmije, ajo ëndërronte të punonte në sektorin publik sapo të mbaronte studimet.
Megjithatë, ëndrrat e saj nuk u realizuan kurrë. Janarin e kaluar, Sarah humbi betejën me kancerin e gjirit ndërkohë që familja e saj  pretendon se sëmundja e saj lidhej me ndjekjen e mësimeve në Universitetin e Karolinës së Veriut, Poe Hall.

Britanikja e pafat studioi atje nga viti 2007 deri në 2013 ku mori diplomën bachelor dhe master. 

Bashkëshorti i saj, Robbie Gland, në një intervistë për stacionin lokal të lajmeve “WRAL” theksoi se gruaja i kaloi të gjitha vitet studentore atje, në Poe Hall. 

“Nuk më interesojnë paratë. Nuk më intereson kompensimi. Më intereson të jem në gjendje të ndihmoj njerëzit e tjerë”, thotë Robbie, i cili tani po rrit vetëm vajzën e tyre të vetme. 

Ish - studentja e NC State Christy Lewis, tha se ndoqi universitetin nga 2007 deri në 2012 – tha se filloi të kishte djersitje gjatë natës ndërsa merrte mësime në Poe Hall. 

“Nuk mund ta kuptoja se çfarë po ndodhte”, tha ajo për Fox News Digital. 

“Më duhej të ngrihesha natën dhe të ndërroja rrobat. Dhe pastaj më zinte gjumi. Më duhej të vendosja një peshqir nën krevat për shkak të djersitjes së madhe. “Sinqerisht, m’u deshën javë të tëra të flisja me burrin tim për të gjitha këto, pasi harroja vazhdimisht pse ngrihesha në agim dhe më pikonte djersë”, shtoi ajo. 

Në vitin 2012, mjekët e informuan se vuante nga kanceri i tiroides. Disa vite më vonë mjekët e informuan se kanceri i saj kishte metastazuar në nyjet limfatike. 
Sot, ajo që i intereson Christy Lewis është nëse mëmësia i ka kontaminuar fëmijët e saj me substanca toksike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco