Të gjitha armët e Koresë së Veriut me kapacitete bërthamore, testohet raketa e re

Të gjitha armët e Koresë së Veriut me kapacitete bërthamore, testohet raketa e re

08:19, 03/04/2024

Koreja e Veriut bëri me dije se ka testuar me sukses një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi me një kokë lufte hipersonike.

Testi i fundit rikthen kujtesën në të gjitha vendet e Perëndimit se të gjitha raketat e zhvilluara nga Peniani tani janë të afta për të mbajtur dhe armë bërthamore.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia koreano-jugore Yonhap, e cila konfirmoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e ndoqi nga afër testimin e raketës Hwasong-16.

Në fakt, ushtria e Koresë së Jugut deklaroi se kishte zbuluar lëshimin e një rakete balistike hipersonike nga rajoni i Phenianit. Raketa fluturoi rreth 600 kilometra përpara se të binte në Detin Lindor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco