OKB: Siguria në Kongon Lindore është përkeqësuar! Grupi militant po zgjerohen territorin

OKB: Siguria në Kongon Lindore është përkeqësuar! Grupi militant po zgjerohen territorin

15:06, 28/03/2024

OKB ka ngritur alarmin për përkeqësimin e sigurisë në Kongon Lindore. Grupi militant atje po zgjerohen territorin duke e cuar vendin në prag lufte.

Siguria në lindjen e Kongos është përkeqësuar që nga zgjedhjet e fundit, me rebelimin e një grupi terrorist që dyshohet se është i lidhur me Ruandën fqinje.

Këtë e ka bërë të ditur e dërguara speciale e OKB-së për Afrikën, e cila po sheh përshkallëzim të konfliktit.

Bintau Keita i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se kjo ka krijuar një situatë katastrofike, me zhvendosje të brendshme që kanë arritur shifra të pashembullta.

Më shumë se shtatë milionë njerëz në vend janë zhvendosur, veçanërisht për shkak të operacioneve të grupeve të armatosura si M23 dhe Forcat Aleate të Mbrojtjes (ADF) nëpër provincat lindore të Kivu-së Veriore, Kivu-së Jugore dhe Ituri-t.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara i thanë Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos se ata duhet të tërhiqen nga kjo situatë në prag i luftës.

Zëvendës ambasadori i SHBA-së Robert Wood dënoi përsëri "inkursionin ushtarak agresiv" në Kongon lindore nga grupi M23.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të Ruandës dhe Kongos "të marrin vendimin për të ndjekur paqen - për hir të popullit të tyre, rajonit dhe botës".

Wood e përshkroi M23 si "një grup që ka kryer abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut kundër civilëve, duke përfshirë dhunën seksuale dhe me bazë gjinore".

Ruanda ka përmendur prej kohësh një kërcënim të paraqitur nga FLDR, autoritetet atje nuk e kishin pranuar kurrë një prani ushtarake në Kongon lindore.

Një takim i krerëve të shteteve është planifikuar për në prill dhe Kongo po kërkon paqe të qëndrueshme në të gjithë vendin.

Ambasadori i Ruandës, Ernest Rwamucyo, përsëriti shqetësimet serioze të qeverisë së tij në lidhje me FDLR-në dhe bëri thirrje që Kongoja të zgjidhte vetë çështjet e sigurisë që përfshijnë shumë grupet militante.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco