Kërcënimi nga kolera/ OBSH: 4400 raste dhe 54 vdekje në Somali, brenda vitit 2024. Rrezik përhapja e epidemisë

Kërcënimi nga kolera/ OBSH: 4400 raste dhe 54 vdekje në Somali, brenda vitit 2024. Rrezik përhapja e epidemisë

15:03, 28/03/2024

OBSH ka ngritur alarmin e përhapjes së epidemisë së Kolerës dhe diarresë akute, pasi në Somali janë regjistruar rreth 4 mijë e 400 raste nga fillimi i vitit deri tani, ndërsa 54 prej tyre kanë përfunduar në vdekje.

Zyrtarët njoftuan se sëmundja infektive është përhapur në më shumë se gjysmën e vendit dhe mbi 60% viktimave ishin fëmijë nën 5 vjeç.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky është trefishi i numrit të rasteve se mesatarja e tre viteve të fundit.

Që nga viti 2021, kolera, e cila përhapet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar dhe jashtëqitjeve të kontaminuara që përmbajnë baktere, është në rritje globale.

“Ky shpërthim pritet të përhapet më tej, duke përfshirë zonat ku sëmundja nuk është parë prej vitesh, gjatë sezonit të ardhshëm të shirave, i cili pritet të jetë më i rëndë se normalja”, paralajmëruan ekspertët

Ndër vendet më të prekura renditen edhe Kongo, Etiopi, Haiti, Sudan, Siri, Zambia dhe Zimbabve, teksa lufta kundër sëmundjes është e ndërlikuar nga mungesa e vaksinave.

Megjithatë, OBSH ka hartuar një plan masash 6 mujore për Somalinë, si vendi më i rrezikuar, ku përfshihet mbikëqyrja e rrjedhës së rasteve.

Veç kësaj, organizatat e ndihmës po ofrojnë ujë të pastër dhe furnizime për trajtimin e ujit dhe komplete higjienike, si dhe trajnojnë dhe vendosin punonjës shëndetësorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco