Microsoft punëson ish-shefin e OpenAI, Sam Altman

Microsoft punëson ish-shefin e OpenAI, Sam Altman

10:37, 20/11/2023

Microsoft ka punësuar bashkë-themeluesit e OpenAI, Sam Altman dhe Greg Brockman për të drejtuar një “ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”.

Kështu ka bërë të ditur të hënën shefi i konglomeratit të softuerit Satya Nadella, duke mbyllur një diskutim intensiv treditor pas vendimit të papritur të bordit të OpenAI për të shkarkuar Altman.

Shumë anëtarë të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin Brockman, u larguan nga firma në shenjë proteste javën e kaluar.

Nadella tha se Altman dhe Brockman do të bashkohen nga “kolegë”, duke sugjeruar se Microsoft po punëson gjithashtu shumë njerëz të tjerë që u larguan nga OpenAI gjatë fundjavës.

“Ne mezi presim të lëvizim shpejt për t’u siguruar atyre burimet e nevojshme për suksesin e tyre”, tha Nadella, në atë që shumë sipërmarrës të teknologjisë e etiketuan si një shembull të “ekzekutimit të jashtëzakonshëm”.

Nadella, firma e së cilës ka investuar mbi 10 miliardë dollarë në OpenAI, tha se prodhuesi i Windows mbetet i përkushtuar ndaj startup-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco