Koka: Procesi gjyqësor i ngritur nga Veliaj nuk më tremb, e paralajmëroj se investigimi do të vazhdojë

Koka: Procesi gjyqësor i ngritur nga Veliaj nuk më tremb, e paralajmëroj se investigimi do të vazhdojë

21:45, 14/11/2023

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar procesin politik gjyqësor që ka ngritur Veliaj kundër medias ishte gazetari,  Bledian Koka.

Koka si një nga të akuzuarit për shpifja nga Veliaj është shprehur se nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga vërtetimi i korrupsion dhe vjedhjes që ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës me inceneratorët.

"Edhe në rastin e parë edhe ë rastin e dytë, ku në të parën çështja u mbyll me një seancë njohje mase, një seancë të dështuar takimi dhe seancën e tretë ku u pushua çështja pasi nuk u paraqit pala akuzuese, kur edhe në këtë kuadër në pikën që ndodhemi pasi ajo që u ndërtuar për tre jave tashmi duhen katër muaj që të zhvillojmë dy seanca.

Për të njëjtën çështje nga iu njëjti paditës me të njëjtën gjyqtare me të njëjtin të akuzuar ajo që drejtësia kur kishte interes Veliaj e zhvilloi për tre javë tani duhen katër muaj në dy seanca unë personalisht kam të drejtën të ngrenë dyshimet s kjo çështje nuk po ngrihet me pretendimet e Veliajt në raport me shpifjen ose të vërtetën por ka lidhje me mbajtjen peng të çështjeve sepse ai shpreson që një nga ne gazetarët me emisionin Piranjat kemi bërë do të çedojë në atë që kemi bërë.

Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi por e paralajmëroj se  do të vazhdojmë më tej investigimin dhe nxjerrjen përpara të autorëve të korrupsionit që kulmon me inceneratorët ku Veliaj është një nga përgjegjësit kryesor."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco