Sunak: Po punojmë të pavarur për të parë çka ndodhi në shpërthimin në spitalin e Gazës

Sunak: Po punojmë të pavarur për të parë çka ndodhi në shpërthimin në spitalin e Gazës

14:08, 18/10/2023

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, i ka thënë parlamentit sot në Londër se Britania është “duke punuar në mënyrë të pavarur me aleatët për të parë se çfarë ka ndodhur” në spitalin ku ndodhi shpërthimi në Gaza, derisa sekretari i Jashtëm, James Cleverly, u tregua kritik se shumë njerëz kërcyen në përfundime rreth këtij sulmi.

Autoritetet palestineze kanë akuzuar Izraelin për sulmin në spital, derisa Izraeli sot tha se prapa sulmit qëndron Xhihadi Islamik.

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij të sotme në Izrael tha se “duket që pala tjetër” është përgjegjëse për sulmin dhe jo Izraeli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco