Ekspertët e motit thonë se temperaturat e larta parashikohen të vazhdojnë në Spanjë.
Autoritetet në Ishujt Kanarie kanë mbyllur përkohësisht shkollat pasi temperaturat në rritje goditën arkipelagun me 8 ishuj.
Vapa ekstreme ka ndezur sërish gjithashtu një zjarr të madh në Tenerife.
Grupi i ishujve spanjollë në brigjet veriperëndimore të Afrikës zakonisht përjeton mot të butë, të ngjashëm me pranverën gjatë vitit shkollor, kështu që shumë klasanuk kanë ajër të kondicionuar.
Temperaturat e fundit, megjithatë, kanë qenë jashtë normës. Disa zona të arkipelagut janë djegur nga 38 gradë Celsius dhe më lart.
Raportet për studentët që u binte të fikët dhe pësuan goditje nga nxehtësia sollën mbylljen e shkollave.
Ishujt Kanarie goditen nga temperaturat në rritje
Sipas agjencisë meteorologjike të Spanjës, Aemet, termometri shënoi 38,5 gradë Celcius në Adeje në jug-perëndim të Tenerife të hënën dhe 37,8 gradë Celcius në Arucas në veri të ishullit fqinj të Gran Canaria.
Ekspertët e motit thonë se temperaturat e larta parashikohen të vazhdojnë.
Si përgjigje, ministri i Arsimit i Ishujve Kanarie, Poli Suarez, njoftoi se mësimi do të pezullohej të mërkurën deri të premten. E enjtja është një festë publike në Spanjë.
"Ne duam t'i japim përparësi sigurisë së djemve dhe vajzave në të gjitha shkollat në Kanarie," u tha ai gazetarëve./ar/sh/SYRI.NET
© SYRI.net