Harta që tregon se si Izraeli po lufton në disa fronte

Harta që tregon se si Izraeli po lufton në disa fronte

19:09, 11/10/2023

Me vazhdimin e sulmeve në Gaza, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po shkëmbejnë zjarr në kufij edhe me Libanin dhe Sirinë, teksa po luftojnë ende me militantët e Hamasit brenda në Izrael.

1. Sulmet masive ajrore vijuan të martën në Rripin e Gazës. Ata u përqendruan në lagjet Al-Furqan dhe Darje Tupah. U sulmuan edhe oshënaritë e Khan Younis, Gazës, dhe Universitetit Islamik të Gazës. Rafahu, i vetmi korridor funksional me Egjiptin dhe e vetmja rrugëdalje për banorët e Gazës, u godit sërish të martën, duke shkaktuar mbylljen e tij.

2. Pranë Rripit të Gazës, Forcat e Mbrojtjes Izraelite luftuan me militantët e Hamasit në zonat e Ashkelonit, Zikimit, Mefalsimit dhe Re'im Kibbutzit.

3. Izraeli shkëmbeu zjarr me Hezbollahun në kufirin verior. Alarmet u aktivizuan në Shlomi dhe vende të tjera.

4. Izraeli iu kundërpërgjigj me zjarr artilerie dhe mortajash ndaj disa sulmeve nga territori sirian./ Washington Post - Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco