Mjeku që u vra nga Hamasi, i tha familjes që të ikin, vetë qëndroi për të ndihmuar të plagosurit

Mjeku që u vra nga Hamasi, i tha familjes që të ikin, vetë qëndroi për të ndihmuar të plagosurit

15:52, 11/10/2023

Në profilin zyrtar të shtetit të Izraelit në platformën X është publikuar një fotografi, për të cilën pretendohet se shfaq mjekun Daniel Levi nga rajoni përgjatë kufirit me Gazën që të shtunën u sulmuar nga militantët e Hamasit që vranë dhjetëra civilë.

“Heroi është vrarë sepse shpëtoi tjerët. Daniel Levi nga Peru jetonte në kibuc në jug të Izraelit. Terroristët e Hamasit sulmuan komunitetin ku jetonte me familje dhe filluan të vrasin dhjetëra njerëz”, thuhet në kumtesë.

“Daniel ishte mjek, këmbëngulte që familja e tij të ikë nga ai, kurse ai qëndroi të ndihmojë të plagosurit. Terroristët e Hamasit e vranë. Kujtojmë këtë hero”, u tha ndër tjera.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të së shtunës militantët e Hamasit filluan sulmin e befasishëm mbi qytetet izraelite, ku si pasojë mijëra persona humbën jetën.

E si kundërpërgjigje, ushtria izraelite filloi sulmet ajrore në qytetin e Gazës, duke goditur caqet që pretendonin se Hamasi i shfrytëzonte si baza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco