Orët e fundit në Izrael dhe Gaza Raketat e Hamasit u kapën prej zjarrit të baterive nga Iron Dome në Ashkelon, Izrael

Orët e fundit në Izrael dhe Gaza

08:04, 11/10/2023

Është pothuajse ora 8 e mëngjesit në Izrael dhe Gaza. Sulmet hakmarrëse izraelite kanë vazhduar gjatë natës dhe ja çfarë ka raportuar BBC, orët e fundit:

Dhjetëra avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite kanë goditur më shumë se 200 objektiva në lagjen Al-Furqan në Gaza, që besohet të jetë pika e nxehtë nga ku Hamasi harton dhe ekzekuton sulmet e tij. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se ky është kundërsulmi i tretë në zonë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 2100, me numrin e të vdekurve në Izrael në 1200 ndërsa zyrtarët në Gaza thonë se ka 900 njerëz të vdekur

BBC ka dëgjuar nga të mbijetuarit si në Gaza ashtu edhe në Izrael, të cilët e përshkruajnë shkallën e shkatërrimit si diçka që nuk e kanë përjetuar kurrë në dekadat e konfliktit midis të dyja palëve. Në Izrael, njerëzit e kanë përshkruar sulmin e Hamasit si një "masakër ndaj civilëve". Në Gaza, një punonjës humanitar i tha programit Neëshour të BBC-së se nuk ka "askund vend të sigurt" për njerëzit që të shkojnë.

Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi sulmin e paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit si "djallëzi e pastër". SHBA e ka shtuar ndihmën ushtarake për Izraelin - avioni i parë me armë amerikane mbërriti në Izraelin jugor të martën në mbrëmje

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, tha se kundërpërgjigja e Izraelit në Gaza mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar. “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, por duhet bërë sipas të drejtës së së drejtës ndërkombëtare, ligjit humanitar”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara thonë se po diskutojnë me Izraelin dhe Egjiptin për të siguruar "kalim të sigurt" për civilët e Gazës. Këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan thotë se palët janë "të fokusuara në këtë çështje", por nuk tregoi detaje të tjera.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco