Kryediplomati i BE/ Josep Borrell: Izraeli po dhunon ligjin ndërkombëtar

Kryediplomati i BE/ Josep Borrell: Izraeli po dhunon ligjin ndërkombëtar

21:03, 10/10/2023

Nga Sofia Bettiza, BBC

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, tha se blloku kundërshton një rrethim total të Gazës.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, me ligjin humanitar. Dhe disa vendime janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Borrell foli pas një takimi urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Disa veprime- si ndërprerja e energjisë elektrike dhe ushqimit për civilët- janë kundër ligjit ndërkombëtar,” tha ai.

Ministrat e Jashtëm të BE po u bëjnë thirrje të dyja palëve të respektojnë ligjin humanitar.

“Kjo do të thotë asnjë bllokim i ujit, ushqimit apo energjisë elektrike për popullatën civile në Gaza,” tha Borrell.

Ai theksoi se BE e konsideron Hamasin një organizatë terroriste, por se Autoriteti Palestinez ishte një gjë tjetër.

“Jo të gjithë palestinezët janë terroristë. Pra, një ndëshkim kolektiv do të ishte i padrejtë dhe joproduktiv. Do të ishte kundër interesave tona dhe kundër interesit të paqes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco