Hamasi bën thirrje për mobilizim të përgjithshëm të botës arabe

Hamasi bën thirrje për mobilizim të përgjithshëm të botës arabe

14:52, 10/10/2023

Hamasi ka bërë thirrje për një “mobilizim të përgjithshëm” të botës arabe dhe myslimane në mbështetje të palestinezëve të premten.

Sipas Hamasit, dita do të shënohej si “E Premtja e Përmbytjes Al-Aksa”, me ngjarjen që synon të tregojë mbështetje për popullin palestinez “përballë luftës së hapur të okupimit izraelit”, shkruan Al Jazeera.

Hamasi u bëri thirrje gjithashtu të rinjve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar që të përfshihen në konfrontime me ushtarët izraelitë.

Të paktën 770 palestinezë janë vrarë dhe 4,000 janë plagosur që nga e shtuna në sulmet ajrore izraelite në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco