'United Airlines' ndalon përkohësisht të gjitha fluturimet në ShBA

'United Airlines' ndalon përkohësisht të gjitha fluturimet në ShBA

08:44, 06/09/2023

United Airlines ka lëshuar një ndalesë tokësore mbarëkombëtare për të gjitha fluturimet, ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit në ShBA.

Në një deklaratë, linja ajrore tha se të gjitha nisjet u ndaluan për shkak të një “çështjeje teknologjike në të gjithë sistemin”, shkruan BBC.

United Airlines tha se “identifikoi një rregullim” për të lejuar rifillimin e fluturimeve.

“Ne po punojmë me konsumatorët e prekur për t’i ndihmuar ata të arrijnë destinacionet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, tha linja ajrore në X, platforma e njohur më parë si Twitter.

Të dhënat nga faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve “FlightAware” tregojnë se shtatë fluturime të United janë anuluar deri më tani ndërsa 330 të tjerë janë vonuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco