Lufta në Ukrainë/ Sërish sulme me dron në Moskë

Lufta në Ukrainë/ Sërish sulme me dron në Moskë

07:22, 01/08/2023

Lufta ka mbërritur në Moskë, kryeqyteti rus. 

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Sergei Sobyanin është shprehur se disa dronë janë rrëzuar gjatë natës,  por "një fluturoi në të njëjtën kullë në kompleksin e qytetit Moskva" që ishte në shënjestër të dielën.

Fasada e godinës është dëmtuar në katin e 21-të, thotë kryebashkiaku. Nuk raportohet për të lënduar.

Ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin e fundit. Kievi zakonisht nuk bën komente për këtë çështje.

Në një deklaratë të shkurtër, Sobyanin tha se "xhami u shkatërrua mbi 150 metra katrorë".

Ai shtoi se shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se dy drone ukrainas ishin rrëzuar nga sistemet kundërajrore në rajonin e Moskës.

Ai tha se një tjetër dron ishte rrëzuar në kompleksin jo-rezidencial të Moskva City.

Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll për pak kohë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Moska e ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën për kryerjen e sulmeve me dronë në territorin e saj në muajt e fundit, duke përfshirë një në Kremlin - rezidenca e presidentit Vladimir Putin në kryeqytet - në maj.

Megjithëse Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidente specifike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmet në territorin rus janë një "proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco