Autoritetet gjermane ndalojnë kërkimin, “luanesha” besohet të jetë një derr i egër

Autoritetet gjermane ndalojnë kërkimin, “luanesha” besohet të jetë një derr i egër

17:15, 21/07/2023

Autoritetet gjermane kanë ndaluar kërkimin pasi nuk gjetën prova se një krijesë që u pa rrugëve në Berlin mund të jetë një luaneshë, shkruan BBC të premten.

Policia ka qenë në kërkim për më shumë se një ditë pasi banorët njoftuan se panë një kafshë të egër në rrugë – por nuk gjetën asnjë gjurmë.

Pas analizës nga ekspertët, krijesa besohet se është një derr i egër.

Asnjë gjurmë putrash apo material ADN-je, si p.sh. mbeturinat e kafshëve, nuk ishte gjetur në zonat ku supozohej se ishte pikasur luanesha.

“Nuk ka asnjë rrezik akut”, ka thënë Michael Grubert, kryebashkiak i zonës Kleinmachnow ku kafsha u pa për herë të parë, në një konferencë për shtyp të premten.

Ai shtoi se policia do të jetë vigjilente në rast se situata ndryshon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco