Baerbock njofton planet për të shpëtuar grurin e Ukrainës

Baerbock njofton planet për të shpëtuar grurin e Ukrainës

15:36, 20/07/2023

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock njoftoi sot planet për të rritur përpjekjet ndërkombëtare që synojnë transportimin e grurit nga Ukraina, pasi Rusia braktisi marrëveshjen e eksportit përmes Detit të Zi.

Baerbock parashtroi opsionin për kryerjen e më shumë eksporteve jashtë vendit nëpërmjet hekurudhave, në mënyrë që gruri të mos kalbet në kapanone në javët e ardhshme, por të dërgohet në vendet në nevojë urgjente.

Duke dënuar sulmet ruse në qytetin port ukrainas të Odesës, Baerbock tha se kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi ishin një sulm ndaj rendit ndërkombëtar.

Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se tri netët e fundit të sulmeve masive ruse, në Odessa kërkojnë një përgjigje, duke renditur opsionet e mbrojtjes ajrore dhe dronëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco