E pazakontë/ Temperaturat mbi 56 gradë, ‘çmenden’ turistët, vërshojnë drejt vendit më të nxehtë në Tokë

E pazakontë/ Temperaturat mbi 56 gradë, ‘çmenden’ turistët, vërshojnë drejt vendit më të nxehtë në Tokë

09:26, 20/07/2023

Temperatura rekord prej 56.67 Gradë Celsius janë shënuar këtë verë prej vitit 1913 në Luginën e Vdekjes në lindje të Kalifornisë.

Kjo ka bërë që disa turistë kuriozë të vërshojnë atje për ta ndjerë të nxehtin e krahasuar me “tharësen e flokëve”.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në SHBA ashtu si në vende të tjera ka dhënë alarme moti duke nxitur njerëzit të tregojnë “nivele ekstreme kujdesi”, por kjo nuk ka ndaluar turistët kokëfortë të zbresin në numra të konsiderueshëm në Luginë e Vdekjes në lindje të Kalifornisë.

Kujdestarja e parkut “Giovanna Ponce”, tha: “Kemi shumë vizitorë që duan të bëjnë foto me termometrin që tregon temperaturën ekstreme, ata duan të ndjejnë realisht se çfarë do të thotë kjo temperaturë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco