Përmbytje e rrëshqitje të dheut në Kolumbi

Përmbytje e rrëshqitje të dheut në Kolumbi

11:54, 19/07/2023

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur, ndërsa gjashtë janë dërguar në spital, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Kolumbi, në rajonin Kondinamarka, ku kalon rruga që lidh kryeqytetin Bogota me pjesën jugore të vendit.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për ndonjë të mbijetuar eventual. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh kryeqytetin Bogota me pjesën jugore të Kolumbisë, në rajonin Kondinamarka (Condinamarca).

Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut, rreth 20 shtëpi janë shkatërruar. Gjashtë persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital.

Drejtori regjional i Mbrojtjes Civile, Jorge Diaz, agjencisë së lajmeve AFP i ka thënë se 11 persona konsiderohen të zhdukur, edhepse numri i atyre që po mungojnë mund të jetë edhe më i madh. Autoritetet po përqpiqen që të kuptojnë se sa banorë kanë jetuar në ato 20 shtëpi, që u shkatërruan nga përmbytja.

Ushtria e vendit ka njoftuar se do t’i pozicionojë 80 ushtarë për t’iu ndihmuar në operacionet e kërkim- shpëtimit, ndërsa zjarrëfikësit kanë evakuuar të mbijetuarit në zona më të sigurta.

Ka reaguar edhe presidenti i vendit, Gistavo Petro, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. Sezona e shiut në Kolumbi ka nisur në qershor dhe zakonisht vazhdon deri në nëntor.

Vitin e kaluar, si pasojë e përmbytjeve, në përgjithësi, jetën e kanë humbur rreth 300 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco