Pendarovski: Rruga jonë drejt Evropës është e qartë, kërkesa të reja nga Bullgaria nuk lejohen

Pendarovski: Rruga jonë drejt Evropës është e qartë, kërkesa të reja nga Bullgaria nuk lejohen

15:14, 28/06/2023

Rruga jonë drejt Evropës është e qartë. Bëhet fjalë për kornizën negociuese të cilën e miratuam vitin e kaluar. Në atë kuptim, kërkesa të reja nga Bullgaria nuk lejohen, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski, i pyetur si i komenton deklaratat e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev në lidhje me ndryshimet kushtetuese. 

Pendarovski tha se gjatë vizitës së tij në Podgoricë ka realizuar takim të shkurtë me Radevin, në të cilin është biseduar për këtë temë, por në lidhje me deklaratën e tij theksoi se bëhet fjalë për “riciklim të historisë së vjetër bullgare”.

“Pikërisht sot BE-ja feston 30 vjet nga miratimi i kritereve të Kopenhagës, të cilat janë grupi kryesor i kritereve për hyrjen në BE. Pra, mendoj se Bullgaria është shteti i fundit anëtar i BE-së që mund të na japë leksione se kush janë dhe çfarë janë, dhe çfarë përfaqësojnë kriteret e Kopenhagës, duke pasur parasysh se Bullgaria është një vend anëtar i Këshillit të Evropës që ka më pak respekt për vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne i njohim shumë mirë kriteret e Kopenhagës dhe them se Maqedonia është kandidati më i përgatitur në historinë e BE-së, e cila aktualisht është në fillim të negociatave”, shtoi Pendarovski para fillimit të konferencës “Krste Misirkovi dhe gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore” në përgjigje të një pyetjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco