Borrell: Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte

Borrell: Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte

13:13, 28/06/2023

hefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit rus mbi një restorant në Kramatorsk të Ukrainës.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se Rusia po vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte, raporton Syri.net Kosova.

“Në një demonstrim tjetër të terrorit që Rusia po ushtron mbi civilët ukrainas, një raketë ruse e lundrimit goditi një restorant dhe qendër tregtare në Kramatorsk. Kjo ishte një pikë takimi e njohur për shtypin ndërkombëtar. Përsëri, Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte”, ka shkruar Borrell në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco