Kundërofensiva ushtarake ukrainase, Stoltenberg optimist: Sa më shumë të fitojë, aq më e fortë do të jetë në tryezën e negociatave

Kundërofensiva ushtarake ukrainase, Stoltenberg optimist: Sa më shumë të fitojë, aq më e fortë do të jetë në tryezën e negociatave

18:49, 14/06/2023

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka komentuar kundërofensivën ukrainase ndaj Rusisë, duke u shprehur se sa më shumë të fitojë, aq më e fortë do të jetë në tryezën e negociatave.

Operacioni i shumëpritur ushtarak filloi zyrtarisht në fund të javës së kaluar, me trupa të përfshira në luftime intensive përgjatë vijës së frontit.

Duke folur në një konferencë shtypi, Jens Stoltenberg tha se “Ne nuk e dimë nëse kjo do të jetë një pikë kthese në luftë, por sa më shumë territor të fitojë Ukraina, aq më e fortë do të jenë në tryezën e negociatave”.

Sakaq Stoltenberg i bëri thirrje gjithashtu që aleanca ushtarake prej 31 anëtarësh të bëjë më shumë në drejtim të standardizimit të municioneve dhe pajisjeve.

“Që nga vjeshta e kaluar, ne kemi punuar se si të rrisim prodhimin e mbrojtjes. Standardizimi është një përgjegjësi thelbësore e NATO-s. Ne duhet të bëjmë më shumë,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco