Berlusconi/ Fotoja e fundit para hyrjes në spital të premten e kaluar

Berlusconi/ Fotoja e fundit para hyrjes në spital të premten e kaluar

13:06, 14/06/2023

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës , ndërsa sot varrimi i tij do të bëhet në katedralen e Milanos, ku qeveria ka shpallur zi kombëtare.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës u publikua në mediat italiane fotoja e fundit e “Cavalier” para se të shtrohej në spitalin “San Raffaele” të premten e kaluar. 

 

Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit. Ai duket i tronditur, por "po bënte shaka me të gjithë, si gjithmonë ", komentoi pronari i lokalit.

Në sheshin Duomo të Milanos, po përfundojnë përgatitjet për varrimin e Silvio Berlusconit , i cili do të fillojë në orën tre pasdite. 

Rreth dy mijë persona pritet të hyjnë në katedralen e kryeqytetit italian, ndërsa llogaritet se të paktën dhjetë mijë të tjerë do të mbushin hapësirën e jashtme të sheshit, ku janë vendosur dy ekrane gjigante.

Nga ora 12 deri në orën 13:30, sipas orës lokale, qytetarët nuk do të lejohen të hyjnë në sheshin Duomo në mënyrë që të kontrollohen të gjitha detajet e fundit dhe të jepet një “dritë jeshile” nga zyrtarët e sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco