Tragjedi në Greqi/ Mbytet anija me 400 emigrantë, gjenden 17 trupa të pajetë

Tragjedi në Greqi/ Mbytet anija me 400 emigrantë, gjenden 17 trupa të pajetë

10:58, 14/06/2023

Një tragjedi ka ndodhur në në brigjet e Greqi, ku 17 trupat të emigrantëve u gjetën nga anija e mbytur në Pylos, në ujërat ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare, hetimet janë në ende në vijim, ndërkohë që sipas informacioneve skafi i peshkimit i përmbysur është 30 metra i gjatë dhe mbante të paktën 400 emigrantë.

Gjithsej 104 emigrantë janë shpëtuar deri më tani.

Ata janë marrë nga EKAV dhe po transportohen me helikopter në spitalin e Kalamatës me hipotermi. Ndërkohë 100 të tjerët janë transferuar në portin e Kalamatës.

Anija e peshkimit kishte lundruar nga Libi sipas informacioneve të para të autoriteteve, ndërsa autoritetet greke u njoftuan nga ato italiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco