Austri: Nëna akuzohet për tentim vrasje pasi mbylli djalin në kafazin e qenit

Austri: Nëna akuzohet për tentim vrasje pasi mbylli djalin në kafazin e qenit

10:29, 14/06/2023

Një grua austriake po hetohet për tentativë për vrasje dhe torturim të djalit të saj 12-vjeçar pasi e mbylli atë në një kafaz të vogël qensh, thanë autoritetet.

32-vjeçarja akuzohet se e ka mbajtur djalin në temperatura nën zero dhe e ka lënë të uritur.

Rasti ka shkaktuar zemërim në Austri pasi u bë publik këtë javë.

Gruaja ndodhet në paraburgim në qytetin Krems, në veriperëndim të Vjenës, që nga nëntori pasi një punonjës social ngriti alarmin.

Fëmija u gjet në koma më 22 nëntor pasi babai – i cili jeton veçmas – thuhet se i informoi autoritetet.

Djali i kequshqyer kishte një temperaturë trupore prej vetëm 26.8 gradë celsius dhe ishte afër vdekjes pasi u torturua për muaj të tërë, tha Johann Baumschlager, zëdhënës i policisë, shkruan BBC.

Djali u dërgua me urgjencë në spital dhe nëna e tij u arrestua të nesërmen.

Gruaja dyshohet se e kishte larë djalin e saj me “ujë të ftohtë disa herë në ditë, ndërsa hapte dritaret e apartamentit për disa orë në mes të temperaturave nën zero”, tha Baumschlager.

Djali tani është rikuperuar fizikisht, por “nga pikëpamja psikologjike, ai është ende i shkatërruar”, shtoi ai.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë hodhi poshtë ankesën e gruas kundër mbajtjes në paraburgim për disa muaj në fund të majit.

Hetimi pritet të vazhdojë deri në fund të verës, kur do të merret vendimi për aktakuzën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco